RTSH 24 Live

Politikë

Rama:Po bëjmë luftë të hapur ndaj korrupsionit, janë dënuar njerëz me pushtet!

25/09/2021

Rama:Po bëjmë luftë të hapur ndaj korrupsionit, janë dënuar njerëz me pushtet!

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez “TV5MONDE”. Gjatë kësaj interviste kreu i qeverisë vuri theksin se në Shqipëri po bëhet një luftë e hapur ndaj korrupsionit, për shtetin e të drejtës, dhe ndaj trafikut të drogës dhe kemi bërë përparime të  dukshme në këtë drejtim." Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës; së pari nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti  po të flasim për sasi, jemi ndër vendet me sasinë më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme edhe në këtë drejtim".

Pajtueshmëshmëria me Evropën ishte një nga pyetjet drejtuar kreut të qeverisë .  "Po, jemi një vend evropian në mes të Europës, kemi probleme, përpiqemi t’i zgjidhim, bëjmë reforma, rruga është e gjatë sigurisht, por jemi në drejtimin e duhur, pa dyshim, përndryshe Këshilli Evropian nuk do ta kishte marrë unanimisht vendimin për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë. Brukseli e ka bërë luftën kundër korrupsionit një kusht për anëtarësim. Në maj një ish-drejtues i Prokurorisë u dënua me 2 vite për korrupsion". 

Ndërsa duke folur sa i përket  vijueshmërisë së negociatave me Bashkimin Europian kryeministri thekson se Evropa është e frustruar nga problemet e saj të brendshme. "Prej krizës së refugjatëve të 2015, po ndodhin shumë gjëra në nivelin evropian, të cilat bëjnë që Bashkimi Evropian të mos arrijë të funksionojë në të gjitha frontet dhe as të menaxhojë nacionalizmat që po lulëzojnë në shumë vende. Në këtë pikë, jemi të qartë, ne duhet të bëjmë gjithçka duhet për t’u bërë një vend evropian, për t’u bërë një vend i BE, për t’u bërë një vend i shtetit të së drejtës, sepse e bëjmë këtë për fëmijët tanë. Nuk e bëjmë sepse është dikush në Bruksel, në Paris, apo në Berlin që na e kërkon dhe kjo është rruga e vetme, nuk ka alternativë tjetër. Ne jemi vërtet  krenarë që të vazhdojmë në këtë udhë, ka pengesa por s’ke ç’i bën, ne vazhdojmë".

Shqipëria është zotuar të presë përkohësisht 4 mijë refugjatë afganë, derisa ata të marrin një vizë për të shkuar në SHBA. Vendi juaj është vendosur në pararojë për pritjen e tyre, me kërkesë të SHBA. Po përpiqeni të përfitoni favore nga Uashingtoni? Ishte një nga pyetjet drejtuar kreut të qeversisë shqiptare.  "E hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut në SHBA, dhe thamë “PO”. Sepse për ne, kjo është çështje respekti ndaj  historisë, ne jemi një vend mikpritës, dhe jemi një vend ku është shumë e rëndësishme që të mos harrohet, se ka një kohë për të kërkuar, ka një kohë për të dhënë". 

Duke u ndaluar tek mandati i tretëzoti  Rama theksoi se do të vazhdojë përpjekjet për të modernizuar vendin,do të vazhdojmë përpjekjet për ta transformuar Shqipërinënë një shtet të së drejtës në standartet e Bashkimit Evropian, me një reformë të drejtësisë që shkon përpara,me reforma të tjera që shkojnë përpara.