RTSH 24 Live

Politikë

Rama përshëndet zgjedhjen e Osmanit si president e Kosovës

05/04/2021

Rama përshëndet zgjedhjen e Osmanit si president e Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës."Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!" shkruan zoti Rama në Twetter.