RTSH 24 Live

Politikë

Rama përshëndet studentët në Akademinë Ushtarake “West Point”

21/09/2021

Rama përshëndet studentët në Akademinë Ushtarake “West Point”

Kryeministri shqiptar Edi Rama i cili ndodhet në Nju-Jork për të marrë pjesë në javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ka publikuar pamjet e vizitës së tij në Akademinë Ushtarake “West Point”.

Në këtë video kryeministri Edi Rama prezantohet para qindra studentësh të akademisë ushtarake.

Pas përshëndetjes së Ramës, studentët e Akademisë Ushtarake kanë shpërthyer në brohoritje madje kanë ngritur karriget në ajër në shenjë festimi.

“Unë këtu u garantoj kadetëve një leje kalimi pa pagesë për t’u përdorur në ditën e kolombit në fundjavë”, shprehet Rama, ndërsa studentët nuk përmbahen dhe fillojnë brohoritjet dhe përqafimet nga lumturia.