RTSH 24 Live

Kosova

Rama: Një ditë kujtese për vlerat e lirisë dhe demokracisë

11/09/2021

Rama: Një ditë kujtese për vlerat e lirisë dhe demokracisë

Në 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit mbi Qendrën Botërore të Tregëtisë në New York, kryeministri Edi Rama ka përcjell një postim në rrjete sociale. Zoti Rama shprehet se 11 Shtatori do të mbetet një ditë kujtese për vlerat e paçmueshme të lirisë dhe demokracisë.

“20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.“, shkruan Rama.