RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Rama ngushëllime për viktimat e Tetovës

09/09/2021

Rama ngushëllime për viktimat e Tetovës

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e së enjtes ngushëllim për familjarët e viktimave pas zjarrit të rënë në një strukturë spitalore Covid në Tetovë. "...duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja❤️”, shkruan zoti Rama në rrjetet sociale.