RTSH 24 Live

Politikë

Rama nga Gjirokastra: Qytetarët janë të pakënaqur, zyrtarët të mos sillen si bajraktarë

28/05/2023

Rama nga Gjirokastra: Qytetarët janë të pakënaqur, zyrtarët të mos sillen si bajraktarë

Nga Gjirokastra ku kryeministri vijon turin e falënderimeve, Rama tha se bashkitë dhe zyrat janë të qytetarëve dhes e shërbimet ndaj tyre duhet të përcillen në mënyrën më dinjitoze.

Ai pati një paralajmërime dhe për kryetarët që sipas tij sillen si bajraktarë, duke thënë se “nëse vijohet kështu vota e 14 majit mund të kthehet në goditje të paimagjinueshme”

“Kur mendoj se ne kemi në qytete tona akoma zyra shteti që ua përplasin derën njerëzve në fytyrë, që kemi akoma shërbime që janë larg dinjitozes, që kemi drejtues të shtetit që sillen si bajraktarë në zyrat e shteti, kjo votë më duket një besim i ekzagjerua ri njerëzve që ka brenda një rrezik shumë të madh që nëse nuk e shpërblejmë këtë besim, mund të na kthehet në goditje që askush nuk e imagjinon dot”, tha Rama.

Duke folur për votën e marrë më 14 maj, Rama tha se qytetarët nuk janë të kënaqur, or se vota iu besua socialistëve për shkak të pritshmërive të larta që kanë.

“Shumica e Këshillave Bashkiak u fitua nga PS. Qytetarët e kanë kuptuar që Partia Socialiste punon për të përmirësuar Shqipërinë. Mos dalja në votime e një pjese nga të djathtët është kontributi më i rëndësishëm që dhanë për të ardhmen e vendit tonë. Nuk është një votë kënaqësie, nuk kanë votuar për ne kaq masivisht se janë të kënaqur, këtë duhet ta kuptojmë shumë mirë nëse duam të mos fluturojmë siç thotë Tërmeti, ‘të mos fluturojmë me barishte nga mbrapa’. Duhet ta kuptojmë që njerëzit janë të pakënaqur, kjo është e vërteta sepse ka shumë gjëra për të mos qenë të kënaqur.

Njerëzit kanë votuar sepse pavarësisht se janë të pakënaqur kanë akoma pritshmëri të lartë ndaj nesh dhe besojnë fort që vetëm ne mund t’i bëjmë gjërat që ata presin”, tha Rama.

/rtsh.al/