RTSH 24 Live

Ekonomi

Rama nga Elbasani: Shumë shpejt do të ngrihen kolegjet profesionale!

21/02/2021

Rama nga Elbasani: Shumë shpejt do të ngrihen kolegjet profesionale!

"Kolegje profesionale do të ngrihen për ti dhënë një shtysë më të madhe arsimit profesional në Shqipëri". Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Elbasani "Shkollat e arsimit profesional ju jeni dëshmitarë që ishin katandisur si mos më keq, nuk kishte asnjë lloj infrastrukture dhe më shumë shërbenin si rifuxho për nxënësit që shkonte në këto shkolla thjeshtë për të thënë se po e bëjmë. Ne synuam një ndryshim të sistemit, atij dual gjerman dhe më pas bënë ecjen paralele në shkollë dhe sipërmarrje që i jep mundësi që individi dhe sipërmarrja të ndërveprojë mes tyre dhe menjëherë pas shkollës ata të përfshihen në tregun e punës", tha kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se tashmë jemi në gjysme të rrugës sa i përket këtij arsimi. "Investimet janë të pamjaftueshme për të dhënë se është i plotësuar në çdo hallkë, pasi ka ende shumë për të bërë. Ajo që është inkurajuese është që nxënësit e shkollave profesionale kanë një avantazh dhe e kanë më të ehtë punësimin dhe më të shpjet se ata që mbarojnë edhe universitetet. Po punojmë që të shtojmë një tjetër hallkë atë të kolegjeve profesionale në mënyrë që  nxënësit të rrisin dijet dhe aftësitë e tyre, përmes kolegjeve profesionale që janë një hapësirë e mes shkollës së mesme dhe universitetit",u shpreh zoti Rama.
Ndërkohë që për sektorin e bujqësisë kryeministri theksoi se jemi vendi i parë në rajon, per thithjen e fondeve të BE për këtë sektor. 
Duke u ndalur tek premtimet elektorale Rama sqaroi se ato duhet të jenë të bazuara dhe jo në ajër.