RTSH 24 Live

Politikë

Rama në SHBA, takohet me Presidentin amerikan, Joe Biden

3 orë para

Rama në SHBA, takohet me Presidentin amerikan, Joe Biden

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku, sëbashku me bashkëshorten Linda Rama, shihet të ketë takuar Presidentin amerikan Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.

“Photo of the day”, shkruan Rama krahas fotos.

Kryeministri Rama ndodhet në SHBA, ku mori pjesë dhe foli në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara ‘Samiti për të Ardhmen’, me temë “Dialogu për të ardhmen digjitale”.

Rama zhvilloi edhe një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Amerikë.

/rtsh.al/