RTSH 24 Live

Politikë

Rama në Përmet, inspektime në qendrën shëndetësore e tek ujësjellësi

07/04/2021

Rama në Përmet, inspektime në qendrën shëndetësore e tek ujësjellësi

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Përmet ku ka parë nga afër procesin e vaksinimit. I shoqëruar nga kandidatja e PS në këtë qytet, Mirela Kumbaro, ai inspektoi edhe disa nga projektet që janë në kantier ndërtimi. Zoti Rama e nisi inspektimin nga qendra shëndetësore e vaksinimit masiv, ku përshëndeti të moshuarit, për të vijuar më tej me ujësjellësin e Përmetit, e deri te kinemaja.
Më pas kreu i qeverisë zhvilloi një takim me disa gra në Përmet që me vizionin e me karakterin tyre kanë çarë rrugën e krijimit të bizneseve në funksion të turizmit, ku po përfshihen përditë e më shumë gra e vajza të zonës.