RTSH 24 Live

Politikë

Rama me krerët e rinj të degëve të PS: Lidhuni me njerëzit, jo vetëm me partinë! Pas sulmit kibernetik dyshojmë te dy shtete

20/07/2022

Rama me krerët e rinj të degëve të PS: Lidhuni me njerëzit, jo vetëm me partinë! Pas sulmit kibernetik dyshojmë te dy shtete

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me krerët e rinj të degëve të PS në vend, një proces që u bë me qëllim jo vetëm riorganizimi por edhe ripërtëritje. Teksa u ndau detyrat krerëve të rinj të degëve, kryeministri Rama kërkoi që ata të fokusojnë energjitë e tyre tek lidhja me njerëzit për t’iu gjendur pranë për të dëgjuar hallet dhe problematikat e tyre.

 “Të gjithë ju që jeni zgjedhur për drejtim partie në prag të një sfide të re si ajo e zgjedhjeve dhe njësitë edhe më të rëndësishme të transformimit hap pas hapi të partisë në dicka tjetër që t’i përgjigjet kohës së re që jetojmë, ndryshimeve të rëndësishme që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme dhe i përgjigjen një nevoje për të mbajtur sa më pranë njerëzit që na kanë besuar, që na besojnë dhe që duam të na besojnë. Të jetë një parti llogari kërkuese në funksion të shqetësimeve që konstaton në kontaktin me njerëzit, Parti që përçon qoftë shqetësimet dhe qëllimet dhe vendimet e rëndësishme të shumicës qeverisëse por nga ana tjetër edhe shqetësimet e hallet e njerëzve që i besojnë kësaj shumice. Parti e territorit, jo e mbyllur brenda një rrethi njerëzish që bëjnë çmos të zgjidhen dhe pasi u zgjidhen rrinë me njëri tjetrin, pinë kafe dhe flasin me njëri tjetrin e nuk flasin me të tjerët. Kjo është gjeja që unë besoj, ka të ngjarë të ketë shtyrë shumë nga të rinjtë që të kandidojnë dhe që janë këtu sot me idenë që duhet ta ndryshojnë këtë gjë” tha Rama.

Rama foli edhe për sulmin kibernetik që iu bë shërbimeve online duke thënë se pas kësaj dyshohet për dy shtete, por që qeveria nuk është në gjendje të identifikojë se cili. Duke u ndalur tek kompleksiteti i këtij sulmi, Rama tha nuk bëhet fjalë për hackera të thjeshtë që sulmojnë qeverinë, por shtoi se të gjitha të dhënat nuk janë dëmtuar, pasi në to nuk ka informacione sekrete që dëmtojnë shtetin.

“Dyshojmë te dy shtete, nuk jemi në gjendje që të themi se kush është. Sulmi është jashtëzakonisht kompleks”, tha Rama.

Në 3 bashkitë, Has, Himarë dhe Roskovec ende nuk ka përfunduar procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri, ku pritet që të mbyllet deri në fund të korrikut. Në bashkitë e tjera janë zgjedhur kryetarët e rinj të degëve të PS që janë:

Qarku Shkodër

Shkodër- Ilmi Lakti, Miral Petani

Malësi e Madhe- Lulzim Zaraj

Vau i Dejës- Kristjan Shkreli

Pukë- Anjeza Doda dhe Pajtim Zeqiri

Fushë Arrëz Ervin Doda

Qarku Kukës

Kukës- Anila Sokoli, Besmir Lamallari

Tropojë- Egzon Bashkurtaj

Qarku Dibër

Dibër-Alma Selami, Danjel Gjura

Bulqizë- Albion Gjini, Festime Mjeshtri

Klos- Armando Gjini

Mat- Hasan Pasha dhe Lindita Barci

Qarku Durrës

Durrës- Luan Zaza

Krujë- Redon Roshi

Shijak- Fatmir Koci

Qarku Tiranë

Tiranë- Erion Veliaj

Kamëz- Rebeka Sulejmani

Vorë-Endrisa Haxhiu

Kavajë- Marinela Aliaj dhe Shpend Barameta

Rrogozhinë- Lufti Kashari

Qarku Elbasan

Elbasan- Ardit Demiri dhe Ermira Urupi

Belsh- Mariglen Bali

Cerrik- Tomor Zaimaj

Peqin-Bukurosh Maci

Gramsh-Enis Zani

Librazhd- Fatbardha Qatja

Prrenjas- Haxhi Collaku

Qarku Berat

Berat- Valbona Zylyftari

Dimal- Adelina Vangjeli dhe Albana Kora

Kuçovë- Gentjan Qafoku, Renata Baçi

Polican- Erjon Zylyftari, Sara Satka

Skrapar- Edmond Omeri dhe Xhanina Kushova

Qarku Korçë

Pogradec- Erion Thëngjilli

Maliq- Orlind Demollari, Rudina Brego

Korçë- Anxhela Tao dhe Petrika Tollfuçi

Devoll- Genti Lakollari dhe Zerina Sinani

Pustec- Katerina Ago, Sandri Nikolla

Kolonjë- Eraldo Xhelili

Qarku Gjirokastër

Gjirokastër- Gentjan Llogo dhe Mihare Lapa

Dropulli- Kristo Vorsane

Libohovë- Dhurata Demiri, Jani Memo

Përmet- Ervin Tuçi

Këlcyrë- Hodjan Selmani

Memaliaj- Edmonda Harizi

Tepelenë- Dino Selimi, Kleona Bahja

Qarku Vlorë

Vlorë- Admir Malaj

Selenicë- Nertil Bellaj

Himarë- Rispërsëritje të procesit

Delvinë- Izet Sinaj

Finiq- Thoma Kallojeri

Sarandë- Elron Gjoni

Konispol- Kristo Mallanezo

Qarku Lezhë

Lezhë- Florian Gjini

Kurbin- Bernard Pale

Mirditë- Marjana Prenga, Reunar Kolaj

Qarku Fier

Fier- Adela Hysenaj, Ramion Kurti

Lushnje- Merjeme Dervishi, Erges Krakulli

Divjakë- Agim Maka

Patos- Artjol Hoxhaj dhe Suela Hoxhaj

Mallakastër- Zamir Malasi

/rtsh.al/