RTSH 24 Live

Politikë

Rama: Lajmi se do taksohet biznesi i vogël, i rremë! Për këtë kategori taksa zero deri në 2029

24/05/2022

Rama: Lajmi se do taksohet biznesi i vogël, i rremë! Për këtë kategori taksa zero deri në 2029

Një lajm që ka qarkulluar në media se qeveria do të taksojë biznesin e vogël është përgënjeshtruar nga kryeministri Edi Rama.

Duke i cilësuar lajme të tilla si “tutkunërira mediatike” në një postim në Twitter Rama shprehet se biznesi i vogël do të vijojë të jetë me taksë dhe TVSH zero deri në vitin 2029.

Një lajm i rremë ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!” shkruan në reagim Rama.

/rtsh.al/