RTSH 24 Live

Politikë

Rama: Kurrë nuk kam mbështetur vizatim kufiri mes Serbisë dhe Kosovës!

03/05/2021

Rama: Kurrë nuk kam mbështetur vizatim kufiri mes Serbisë dhe Kosovës!

Kryeministri Edi Rama përgënjeshtroi një lajm të medias austriake,nga “Der Standard”  ku në një artikull të datës 27 prill shkruan se kryeministri Rama, së bashku me presidentin e Serbisë, kanë vizatuar kufijtë Kosovë-Serbi. Kryeministri Rama e cilësoi të rreme lajmin ndërkohë që theksoi se kurrë nuk ka mbështetur ndonjë rishikim kufijsh përgjatë vijave etnike mes Serbisë dhe Kosovës.“derStandardat @webstandardat: Çfarë zhgënjimi të shikosh një gazetë me emër aq të madh të sillet si shpërndarës lajmesh të rreme! Unë nuk jam shprehur kurrë, as për një dokument jozyrtar “non-paper”, as për një hartë dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë rishikim kufijsh përgjatë vijave etnike mes Serbisë dhe Kosovës. E turpshme”, sqaron zoti Rama në një postim në Twiter.