RTSH 24 Live

Sociale

Rama inspekton projektin e rehabilitimit të lumit Osum

23/01/2021

Rama inspekton projektin e rehabilitimit të lumit Osum

Kryeministri Edi Rama ka qenë të shtunën në Urën Vajgurore, ku ka inspektuar nga afër punimet për fazën e dytë të projektit e rehabilitimit të lumit Osum. I shoqëruar nga ministri Blendi Klosi, Rama ka parë nga afër punimet.
Ministri Klosi tha se "Asnjë cm tokë nuk u përmbyt nga reshjet e shiut, ky ishte dhe një test i madh për punën që ka bërë bashkia, sa i përket kanaleve. Por dhe mbrojtja lumore do të krijojë mbrojtje të jashtëzakonshme". 
Ai bëri të ditur se në zonë "Po punohet për ngritjen e një pike të madhe agro-turistike. Është me rëndësi që në hyrje të Beratit të ketë një ndalesë të madhe që t’ju shërbejë turistëve vendas dhe të huaj. Ajo do të jetë nga të dy anët e rrugës, që do të kërkohet dhe në nënkalim. Shpresojmë të jetë pika e parë e ndalesës për të gjithë ata që vizitojnë Beratin". 
Kryeministri Rama tha me këtë rast se pika agro-turistike do ti japi një dimension tjetër të gjithë zonës. 
Bashkia e Urës Vajgurore ka marrë një vendim që të quhet Bashkia Dimal. "Ne jemi në fazën përfundimtare në parlament. Është me rëndësi që edhe pika turistike e Dimalit të jetë e aksesueshme nga turistët që hyjnë në këtë zonë" tha ministri Klosi.