RTSH 24 Live

Politikë

Rama: I gatshëm të bashkëpunojë me Bashën, me kusht që të ndahet nga Berisha e Meta

14/04/2021

Rama: I gatshëm të bashkëpunojë me Bashën, me kusht që të ndahet nga Berisha e Meta

Kryeministri Edi Rama, është shprehur i gatshëm që të bashkëpunoj pas 25 prillit me kreun e PD Lulzim Basha, por me kushtin që të shkëputet nga Meta dhe Berisha.

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht, që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jetë politike që realisht është kthyer në stres për shqiptarët. Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’u ngjajmë. Nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% për mirëqenien e shqiptarve, jo te konfliktet dhe idiotësisë”, tha Rama.