RTSH 24 Live

Ekonomi

Rama drejt Dibrës nga Rruga e Arbrit: Edhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet

14/04/2021

Rama drejt Dibrës nga Rruga e Arbrit: Edhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet

Rruga e Arbrit, një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore dhe një vepër inxhinierike komplekse, po merr formë dita-ditës.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot kalimin përmes Rrugës së Arbrit, për të udhëtuar drejt Dibrës, në vijim të fushatës elektorale. Kryeministri ndau pamje nga udhëtimi në këtë rrugë, përmes njërit prej tuneleve, që ndodhen në aksin e saj. “Për Dibër nga Rruga e Arbrit. Edhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet”, tha Rama.

Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km. Me një gjatësi rreth 74 km, ajo do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Rruga e Arbrit jo vetëm do ofrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.