RTSH 24 Live

Aktualitet

Rama dhe Abazoviç do të vizitojnë Ukrainën

13/06/2022

Rama dhe Abazoviç do të vizitojnë Ukrainën

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç do të vizitojnë Ukrainën. Lajmi është njoftuar nga Vijesti, teksa shkruan se Rama ka pranuar idenë e Abazaviç për të vizituar Ukrainën ndërsa pritet që të bien dakord edhe për datën.

Kryeministri Dritan Abazoviç ka zhvilluar më 9 qershor një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ka pranuar ftesën e këtij të fundit për të vizituar Ukrainën e cila prej muajit shkurt po përballet me agresionin rus. “Siç ka paralajmëruar, Abazovic do të nisë një vizitë në Kiev, në mënyrë që të dërgojë një mesazh më të fortë dhe unik të mbështetjes nga Ballkani Perëndimor ndaj sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës”, shkruan Vijesti.

/rtsh.al/