RTSH 24 Live

Aktualitet

Rama dekoron Merkelin me "Yllin e Mirënjohjes"

14/09/2021

Rama dekoron Merkelin me "Yllin e  Mirënjohjes"

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka nderuar kancelaren gjermane Angela Merkel me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. “Ky është Ylli i Mirënjohjes dhe ky këty është simboli i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, i cili mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt “Atleti i Krishtit” si mbrojtës i Krishtërimit. Kështu që mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do mbaj fjalim këtu se e di që ju nuk para i duroni ceremonitë ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton”, tha zoti Rama.
Kancelarja Merkel nga ana e saj tha se ka qenë një gjë e mirë që ka punuar me kryeministrin shqiptar. “Jam e vetëdijshme që është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju”, tha zonja Merkel.