RTSH 24 Live

Aktualitet

Rama: Çelen tre konkurse ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, Durrësit dhe Korçës

08/02/2023

Rama: Çelen tre konkurse ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, Durrësit dhe Korçës

Janë çelur këtë të mërkurë tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, Durrësit dhe Korçës. Lajmin e njofton kryeministri Edi Rama, ku nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se synimi i stadiumeve është të kthehen në qendra të reja qytetesh, të hapura çdo ditë të javës për tu vizituar nga të gjitha grupmoshat.

“U çelën tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, Durrësit, Korçës të cilat synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat”, shkruan kryeministri. 

/rtsh.al/