RTSH 24 Live

Aktualitet

Radarë dhe makina inteligjente, Policia thirrje shoferëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos fluturoni

23/06/2022

Radarë dhe makina inteligjente, Policia thirrje shoferëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos fluturoni

Policia e Shtetit dhe ajo rrugore prej disa orësh kanë dalë në aksion për evidentimin e shkelësve të qarkullimit rrugor. Radarët dhe makinat inteligjente kanë monitoruar qarkullimin për parandalimin e aksidenteve rrugore. Policia ka bërë me dije se për evidentimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo që janë potencial për aksidente, po përdoren makinat inteligjente dhe radarët automatikë. Policia u ka bërë thirrje shoferëve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Në rrugët e vendit me makinat inteligjente për sigurinë rrugore. Flota e re e automjeteve të pajisura me logjistikën bashkëkohore, lexuesi automatik i targave dhe makina inteligjente përgjatë mbrëmjes dhe deri në këto momente, po skanojnë shpejtësi deri në dyfish mbi normën e lejuar, po evidentojë dhjetra mjete të shpallura alert nga makina inteligjente dhe radarët automatikë për shpejtësi mbi normat e lejuara, po evidentojnë parakalime të gabuara rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Zbatoni me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, mos fluturoni, se në gjithë vendin 24/7, dhjetra radarë e makinat inteligjete po monitorojnë qarkullimin e jo për gjoba por për të parandaluar aksidentet rugore.

/rtsh.al/