RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Tiranë

19/12/2020

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Tiranë

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë pas kontaktit me rrymën elektrike. 45-vjeçari po punonte në një pallat në ndërtim kur ra në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja tragike ka ndodhur në rrugën ”Kongresi i Manastirit” në kryeqytet teksa bëhet me dije se 45-vjeçari Sh.H, ishte duke punuar në momentet kur ra në kontakt me elekricitetin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarje me një viktimë nga elektriciteti.