RTSH 24 Live

Televizion

Qyteti im "Roshniku"

18/01/2021

Qyteti im "Roshniku"
Roshniku

Ka një bukuri të rrallë natyrore kur zbret ketu ne Roshnik. Historia e Roshnikut është e hershme dhe mund ta gjesh në defterët e zverdhur të Turqise mes viteve 1578 e 1661. Sipas këtyre defterëve nga zona e Roshnikut kanë dalë 5 vezirë që kanë drejtuar Perandorinë Osmane.

Historia thote se osmanllinjtë merrnin djem nga shumë vende, mes tyre edhe shqiptarë, për të organizuar ushtrinë. Djemtë e marrë për të shërbyer në ushtrinë perandorake , shumë shpejt u vunë në krye të saj.

Qyprylinjtë e Roshnikut, që nga Mehmeti që shërbeu si kryevezir për 15 vjet, e të tjerë që drejtuan Perandorinë Osmane më shumë se 50 vjet, tashmë janë të njohur. Vetë banorët e zonës, tregojnë një apo më shumë histori për fshatin e tyre. Këtu dikur lidhej porti i Vlorës me Beratin, Korçën, Maqedoninë e shkonte deri në Stamboll.