RTSH 24 Live

Televizion

Qyteti im "Amantia"

18/01/2021

Qyteti im "Amantia"
Amantia

Kërkimet e para për identifikimin e rrënojave të Amantias filluan në shek. XIX. Në gjurmimet e para ajo u lokalizua në rrënojat e fshatit Nivicë të Kurveleshit nga Pukvili.

Por më vonë do të mbizotëronte mendimi se Amantia duhej kërkuar në Ploçë dhe jo gjetiu. Nga kërkimet dhe gërmimet sistematike u zbulua se Amantia, ka qenë një qendër e rëndësishme e kësaj krahine të Ilirisë së Jugut dhe se për një kohë të gjatë ka pasur një jetë ekonomike dhe shoqërore të gjallëruar dhe një kulturë materiale dhe shpirtërore të përparuar.