RTSH 24 Live

Lifestyle

Qytetet më të shtrenjtë në botë për të jetuar, Nju Jorku dhe Singapori kryesojnë listën

01/12/2022

Qytetet më të shtrenjtë në botë për të jetuar, Nju Jorku dhe Singapori kryesojnë listën

 

 

Duket sikur çdo muaj kur faturat shtëpiake vijnë, ne ankohemi se si është rritur sërish kostoja e jetesës. Por nuk është thjesht anekdotike. Sipas Indeksit të Kostos së Jetesës të këtij viti në mbarë botën, të publikuar nga Njësia e Inteligjencës Economist (EIU), kostoja mesatare e jetesës është rritur me 8.1%, për shkak të luftës ruse në Ukrainë dhe efekteve të vazhdueshme të pandemisë.

"Lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe politikave të Kinës me zero COVID kanë shkaktuar probleme të zinxhirit të furnizimit që, të kombinuara me rritjen e normave të interesit dhe ndryshimet e kursit të këmbimit, kanë rezultuar në një krizë të kostos së jetesës në të gjithë botën", tha Upasana Dutt, kreu i EIU.

Pra, në një vit të shtrenjtë, cilat janë qytetet më të shtrenjta për të jetuar? Lista kryesohet nga Nju Jork dhe Singapor. Po ashtu pjesë e listës janë edhe disa qytete europiane si Parisi, Kopenhagën dhe Gjeneva.

Qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar në vitin 2022Nju Jork

  • Nju Jork
  • Singapor
  • Tel Aviv
  • Hong Kong
  • Los Anxhelos
  • Cyrih
  • Gjenevë
  • San Francisko
  • Paris
  • Sidnej
  • Kopenhagën
  • Kolombo
  • Bangalore
  • Algjer
  • Chennai
  • Ahmedabad
  • Almaty
  • Karaçi
  • Tashkent
  • Tunis
  • Teheran
  • Tripoli
  • Damask/ BBC

/rtsh.al/