RTSH 24 Live

Politikë

Quajti Ballën ‘skizofren’, Petrit Vasili përjashtohet 5 ditë nga Kuvendi dhe komisionet

24/11/2022

Quajti Ballën ‘skizofren’, Petrit Vasili përjashtohet 5 ditë nga Kuvendi dhe komisionet

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është përjashtuar me 5 ditë nga Kuvendi dhe mbledhje e komisioneve. Ky vendim erdhi pas përdorimit të gjuhës jo etike në Kuvend kundrejt kreut të grupit parlamentar të PS, taulant balla, të cilën e quajti “skizofren”.

 “Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të  Rregullores së Kuvendit dhe në kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022. Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili”-tha Kuvendi.

Ishte kërkesa e 7 deputetëve të PS që kërkuan përjashtimin e Vasilit me 10 ditë, por Kuvendi vendosi që ai të mos jetë prezent në punimet e Kuvendit dhe komisioneve për 5 ditë. Shkak për këtë kërkesë u bë fjala ”skizofren” që Vasili përdorin për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë një debati në parlament. Përjashtimi i tij u kërkuar nga deputetët e PS Antoneta Dhima, Milva Ikonomi, Etjen Xhafaj, Petro Koçi, Gerta Bardeli, Ilir Metaj dhe Jurgis Çyrbja.

Debati në Kuvend

Vasili: Boll i gënjyem shqiptarët, neni 28 pika tre është konsumuar që kur e futet me procedurë të përshpejtuar.

Balla: Lexoje lexoje…

Vasili: O skizofren, nuk flet fare për kohën e diskutimit. Na lerë ta lexojmë mos bëj si idiot…

 

/rtsh.al/