RTSH 24 Live

Sociale

QSUT, mbi 300 raste urgjente në ditë, temperaturat e larta dhe "post-Covid” shtojnë sëmundshmëritë

29/06/2022

QSUT, mbi 300 raste urgjente në ditë, temperaturat e larta dhe "post-Covid” shtojnë sëmundshmëritë

Fluks pacientesh në urgjencën polivalente në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Në këtë urgjencë përballohen edhe ato të ish-spitalit Infektiv të cilat zënë rreth 100-120 raste në ditë.

Prej tre orësh kamera e RTSH ndoqi rrjedhën e fluksit të urgjencave që vinin njëra pas tjetrës, disa me autoambulancat e Urgjencës Kombëtare 127 dhe disa me automjete private.

Ajo që u konstatua ishte se ky fluks sforcoi jo në pak raste strukturat e triazhimit, të diagnostikimit dhe mjekimit të pacientëve duke krijuar edhe pritje, por askush nuk mbetej pa u orientuar në shërbim.

Problemet me zemrën, veshkat por dhe ato gastrohepatologjike duket se janë shtuar më shumë ndërkohë që kësaj problematike i janë mbivendosur tani edhe rastet e reja me COVID-19.

Çdo ditë në këtë urgjencë konstatohen disa raste me COVID-19 nga testet që kryhen.

Të vetmet urgjenca që drejtohen drejt spitalit të Traumës janë ato kirurgjikale abdominale të cilat edhe në këtë periudhë kanë pësuar rritje.

Urgjenca polivalente e QSUT, një ndër më të mëdhatë në vend përballon një fluks të jashtëzakonshëm pacientësh, të ardhur madje edhe nga rrethet. Krahasuar me periudhën e një viti më parë sëmunshmëria është rritur më 40% më shumë dhe kjo edhe sipas pasojë e komplikacioneve post-covid.

/rtsh/