RTSH 24 Live

Aktualitet

QSHA iu përgjigjet maturantëve për testin: Provimi i matematikës i nivelit mesatar

12/06/2021

QSHA iu përgjigjet maturantëve për testin: Provimi i matematikës i nivelit mesatar

Pas ankesave të maturantëve, për shkallën e lartë të vështirësisë që kishte provimi i matematikës, përfaqësues të Qendrës së Shërbimeve Arsimore ka dalë këtë të shtunë në një deklaratë për mediat, ku janë shprehur se, teza e provimit kishte një nivel mesatar dhe nuk kishte asnjë ushtrim jashtë programit mësimor. Përfaqësues të QSHA-së pretendojnë se nxënësit e mirë nuk kanë hasur asnjë vështirësi, duke lënë të nënkuptuar që ankesat kanë ardhur nga nxënës që nuk zotërojnë njohuri të shumta në këtë lëndë.
Nga ana tjetër, maturantët vazhdojnë me pretendimin për nivelin e lartë të vështirësisë që kishte ky provim. Madje ata kanë shprehur qëndrimin e tyre edhe me një protestë që kanë mbajtur para Ministrisë së Arsimit, nga ku kërkojnë që të ulet pikësimi për testin e Matematikës dhe rishkim të vlerësimit të pyetjeve.
Pas protestës së maturantëve, ka reaguar në rrjetin social Facebook, edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, nga ku shprehet se “Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit”.
Pas kësaj deklarate të ministres Kushi, maturantët shprehen të bindur që protestat e tyre do të ndalen vetëm nqs kërkesat e tyre do të merren parasysh.