RTSH 24 Live

Greqi

Qipro nën pushtimin e zjarrit, kërkohet ndihmë nga Izraeli dhe BE

04/07/2021

Qipro nën pushtimin e zjarrit, kërkohet ndihmë nga Izraeli dhe BE

Temperaturat e larta kanë shkatuar zjarre të shumtë në Qipro dhe autoritet kanë evakuar banoët e disa fshtatrave. Nisur nga situate e vështirë qeveria ka kërkuar ndihmë emergjente të avionëve nga Izraeli dhe BE për të luftuar zjarret e forta të favorzuara edhe nga erërat. Presidenti qipriot Nicos Anastasiades e quajti atë një "ditë shumë të vështirë" dhe falënderoi Greqinë dhe Izraelin për përgjigjen pozitive të thirrjes. Zyrtarët vendas e kanë cilësuar këtë situatë si më e keqja në historinë e vendit. Zjarri, i ndihmuar edhe  nga erërat e forta, po përhapet në rrethin jugor të Limasolit.  Dhjetëra prona janë dëmtuar por nuk raportohet për viktima. Qipro ka përjetuar një valë nxehtësie gjatë një jave, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë C. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë. Sidoqoftë, lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar. Autoritetet qipriote kërkuan ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe Izraeli pasi zjarri, i cili u raportua rreth mesditës të së shtunës, u intensifikua ndërsa digjej në një zonë në veri të qyteteve të Limassol dhe Larnaca.