RTSH 24 Live

Teknologji

Qindra faqe interneti dolën jashtë shërbimit për shkak të ndërprerjes së Cloudflare

21/06/2022

Qindra faqe interneti dolën jashtë shërbimit për shkak të ndërprerjes së Cloudflare

Qindra faqe interneti dolën jashtë shërbimit pas një ndërprerje në shërbimin e infrastrukturës në internet Cloudflare. Ndërprerja goditi faqet e internetit si platforma e mesazheve Discord dhe shërbimi i tregtisë elektronike Shopify.

Vizitorët e këtyre faqeve u përballën me një mesazh që thoshte “500 gabim i brendshëm i serverit” në momentin që tentuan t’i aksesonin. Cloudflare, një kompani amerikane, ka deklaruar se çështja tani është zgjidhur.

Kompania amerikane është një shërbim i ofrimit të përmbajtjes dhe teknologjia e saj ndihmon në fuqizimin e shumë prej faqeve kryesore të internetit të përdorura nga përdoruesit e internetit çdo ditë./ Sky news

/rtsh.al/