RTSH 24 Live

Sociale

Qeveria shqiptare 4 mld lek për ujësjellësin në Dropull

23/11/2020

Qeveria shqiptare 4 mld lek për ujësjellësin në Dropull

Qeveria shqitare dhe bashkia Dropull,kanë nisur projektin për ndërtimin e ujësjellësit .Me një fond prej 4 miliardë lekësh,pritet ti jepet zgjidhje  problemit disa vjeçar të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë bashki minoritare.Ky investim që do të prek njësitë administrative Dropull I Sipërm dhe I Poshtëm,është vlerësuar edhe nga banorët .

Drejtori teknik i ujësjellës -kanalizime Dropull Gaqo Meçi thotë se faza e parë e punimeve përfshin rehabilitimin e rrjetit të jashtëm të ujësjellësit nga stacionet e pompimit në rezervuarët e fshatrave.sipas Meçit ky investim do të ofrojë zgjidhje definitive të furnizimit me ujë për  24 orë.