RTSH 24 Live

Europë

Qeveria rumune planifikon masa mbrojtëse pas sulmeve ruse në kufirin ukrainas

08/09/2023

Qeveria rumune planifikon masa mbrojtëse pas sulmeve ruse në kufirin ukrainas

Në funksion të sulmeve të rënda ruse në zonën kufitare midis Ukrainës dhe Rumanisë, qeveria në Bukuresht po planifikon masa mbrojtëse për popullsinë në territorin rumun, shkruan ATSH.

“Sipas një vendimi të Komitetit Kombëtar për Situatat e Emergjencave (CNSU), në deltën e Danubit do të krijohen dhoma mbrojtëse në rast të kërcënimeve nga ajri, si dhe mekanizma paralajmërues”, njoftoi “Agerpres”.

Puna e komitetit koordinohet nga zëvendëskryeministri,  Marian Neakshu ( Marian Neacșu ).

Ditët e fundit, Rusia ka sulmuar vazhdimisht qytetet portuale të Danubit në Ukrainë, Reni, Izmail dhe Kiliya.

Këto ndodhen më pak se 500 metra nga territori rumun, nga zonat e banuara të qyteteve rumune, në bregun e kundërt të Danubit.

Rreth 27 000 banorë jetojnë në 32 fshatra në deltën me popullsi të rrallë të Danubit.

Sipas ATSH
  
/ rtsh.al /