RTSH 24 Live

Kulturë

Qeveria rrit me 50 përqind Bonusin e Rijetëzimit

08/02/2023

Qeveria rrit me 50 përqind  Bonusin e Rijetëzimit

Emigrantët që duan të investojnë në shtëpitë e tyre muzeale, pronaret gra të këtyre shtëpive apo të rinjtë që kanë projekte interesante për to, do të jenë të vlerësuar me më shumë pikë për të përfituar nga Bonusi i Rijetëzimit që qeveria shqiptare, Ministria e Kulturës ka çelur për të aplikuar deri në 10 mars përmes portalit E-Albania. 
Mnistrja e Kulturës Elva Margariti, tha për RTSH se “këtë vit ky bonus është rritur me 50% krahasuar me vitin e kaluar”. Nga 100 milionë lekë që ishte vitin e kaluar këtë vit ai do të jetë 150 milionë lekë. 
Bonus i Rijetëzimit i trashëgimisë kulturore, përfshin dy lloj ndërhyrjesh:  mirëmbajtjen dhe konservimin qoftë të fasadave, çative, dyerve, e shumëçka që përmban një ndërtesë e një ansambli historik apo qendre historike. Shuma që akordohet është  nga 1 milion deri në 6 milionë lekë.
Vetë ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka ditë që  ka lëshuar edhe personalisht thirrjen për gjithë ata pronarë e përdorues të objekteve muzeale, që të aplikojnë pasi afati i aplikimit është deri në 10 mars 2023, përmes portalit e-albania.al. Vitin e kaluar nga 60 aplikime fituan 40, kryesisht nga Berati, Gjirokastra, Kruja, Korca, Pogradeci etj. 

/ rtsh.al /