RTSH 24 Live

Sociale

Qeveria gjermane njofton se në vjeshtë po planifikon të rikthej masat anti-Covid

03/08/2022

Qeveria gjermane njofton se në vjeshtë po planifikon të rikthej masat anti-Covid

Qeveria gjermane njoftoi se në vjeshtë po planifikon të rikthej masat anti-Covid, periudhë në të cilën ekspertët kanë paralajmëruar një valë të re infektimesh.

Masat do të përfshijnë mbajtjen e maskave, si dhe paraqitjen e dëshmisë se personi nuk është i infektuar, duke filluar nga muaji tetor deri në prill të vitit 2023, në shtëpitë e kujdesit dhe institucionet e ngjashme që trajtojnë personat më të rrezikuar, si azilet e të moshuarve.

Pasagjerëve në aeroplane, ata që udhëtojnë me tren dhe autobus në destinacione të gjata, do u kërkohet që të mbajnë maska gjatë kësaj periudhe.

 /rtsh.al/