RTSH 24 Live

Kosova

Qeveria e Kosovës miraton sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

16/05/2022

Qeveria e Kosovës miraton sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Kosova një nga vendet e para që u pozicionua në mbështetje të Ukrainës që në nisje të agresionit rus. Në mbledhjen e mbajtur sot, qeveria e Kosovës ka miratuar sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Kreshnik Ahmeti ka deklaruar se Kosova rreshtohet krahë partnerëve  ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, lidhur me paketën e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Vendosja e sanksioneve ndaj federatës ruse dhe bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë. Qeveria e Kosovës është pozicionuar ndër vendet e para në vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare ndaj federatës ruse pas agresionit ushtarak në Ukrainë. Në përputhje me paketën e sanksoneve të ndërmarra nga BE dhe SHBA.

Agresioni i federatës ruse është dënuar përmes rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Shba dhe BE kanë vazhduar politikën e dënimit të agresionit përmes forcimit të mbështetjes ndaj Ukrainës dhe sanksioneve ndaj Rusisë.

Paketa e 5-të e sanksioneve synojnë të rrisin presionet mbi ekonominë ruse dhe të kufizojnë burimet e Kremlinit për agresionin ushtarak ndaj Ukrainës. Individët e listuar nga BE-ja janë të përfshirë në abuzime serioze në të drejtat e njeriut, duke përfshirë torturat dhe ekzekutime jashtëgjyqësore.

Duke pasur parasysh rreshtimin e Kosovës me aleatët tanë ndërkombëtarë, rekomandoj për shqyrtim dhe miratim propozim vendimin”, tha Ahmeti.

/rtsh.al/