RTSH 24 Live

Sociale

Qendrat shëndetësore verore, në Velipojë dhe Rrjoll morën shërbim mbi 8 mijë pushues

2 orë para

Qendrat shëndetësore verore, në Velipojë dhe Rrjoll morën shërbim mbi 8 mijë pushues

Nga data 15 Qershor deri në gjysmën e shtatorit, pranë qendrës shëndetësore verore në Velipojë kanë marrë shërbimin mjekësor rreth 6200 pushues.

Këtë e bëri të ditur për RTSH mjekja e kësaj qendre, shëndetësore, Aida Alimadhi e cila, tregon se ky numër është 20 përqind më i lartë se atë të një viti më parë.

Sa i përket mbytjeve në det janë regjistruar 2 raste vdekje shprehet mjekja Alimadhi.

Ndërkohë në Qendrën Shëndetësore Verore në Rrjoll, gjatë kësaj periudhe kanë marrë shërbim rreth 1942 pushues.

Në të gjithë vendin me datën 15 Qershor u hapën 30 qendra shëndetësore verore që ofrojnë shërbime, vizita, konsulta, mjekime të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në fund të Shtatorit.

Gazetar: M. Rakaj    

/rtsh.al/