RTSH 24 Live

Rajoni

Qëlloi me shuplakë dhe sende kolegët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputeti shqiptar: U provokova

28/06/2022

Qëlloi me shuplakë dhe sende kolegët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputeti shqiptar: U provokova

Ligji mbi zgjatjen e mandatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik ka shkaktuar një ditë më parë sherr fizik në sallën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku kreu i komisionit për Çështjet Europiane, Arbër Ademit, ka gjuajtur me filxhan dhe shpullë deputetë të opozitës të VMRO-DPMNE-së.

Për ngjarje ka reaguar vetë Ademi, deputeti i BDI-së, i cili tha se është provokuar nga opozita dhe se skena të tilla janë të shëmtuara.

“Në radhë të parë po më vjen keq për ato që ndodhën mbrëmë në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane dhe shpreh keqardhje për gjithë ato skena të cilat ndodhën të provokuara nga opozita. Agjenda reformuese parlamentare e kësaj qeverie duhet të vazhdojë, mos të biem pre e provokimeve të cilat janë në fokus të realizimit të agjendave të huaja për destabilizim të vendit, por edhe për defokusim të qytetarëve dhe mbarë opinionit nga proceset integruese”, tha Ademi.

videon që u bë virale, Arbër Ademit konfliktohet me deputetë të VMRO-DPMNE-së. Gjatë tentativës së deputetëve të opozitës për të ndërprerë seancën, pas një debati të ashpër, Ademi ka hedhur sende në drejtim të deputetëve të grumbulluar rreth tij si dhe ka qëlluar njërin prej tyre me shuplakë.

/rtsh.al/