RTSH 24 Live

Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri në mbledhjen për primaret në Kurbin, arrestohet anëtari i degës së PD-së

29/11/2022

Qëlloi me armë zjarri në mbledhjen për primaret në Kurbin, arrestohet anëtari i degës së PD-së

Anëtari i degës së PD-së në Kurbin, Van Rica është arrestuar pasi qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti në një mbledhje të PD në Kurbin të ndodhur mes tij dhe nënkryetarit të degës Kastriot Marku.

Shkak i konfliktit është bërë mbështetja e kandidatëve për primaret që do të organizoj Sali Berisha për zgjedhjen e kandidatit të Rithemelimit në zgjedhjet vendore.

I arrestuari Van Rica kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve dhe mbështetjen e kandidatit që ai donte, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Kjo shkaktoi fillimisht një debat verbal dhe më pas Van Rica qëlloi me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.

Ndaj 53-vjeçarit Rica rëndojnë akuzat “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, "Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

/rtsh.al/