RTSH 24 Live

Kronika

Qëllohet me armë në Vlorë, policia identifikon autorin

24/07/2022

Qëllohet me armë në Vlorë, policia identifikon autorin

Policia e Vlorës ka njoftuar ditëm e sotme se një person ka qëlluar në ajër pas një konflikti. Blutë bëjnë me dije se është identifikuar autori i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. 

"Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në "Uji të Ftohtë", si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. 

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt", njofton policia. 

/rtsh.al/