RTSH 24 Live

Aktualitet

Qarkullonin me pistoletë në makinë, policia e Lezhës arreston 2 persona

06/12/2022

Qarkullonin me pistoletë në makinë, policia e Lezhës arreston 2 persona

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 2 persona pasi qarkullonin me armë zjarri në automjet. Blutë e Lezhës sqarojnë se gjatë një kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po lëviznin D.Gj dhe A.N., u gjetën një pistoletë me 5 fishekë, fenelina dhe dylbi.

Policia bën me dije se ndaj 25-vjeçarit D. Gj dhe 29-vjeçarit A. N. rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionet” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjatë operacionit, në qytet Lezhë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Dodge”, me drejtues shtetasin D. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. N. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me 5 fishekë në të, fenelina dhe dylbi.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj., 25 vjeç dhe A. N., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Tale, Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionet” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale u sekuestruan automjeti, arma e zjarrit pistoletë, fenelinat, dylbitë dhe aparate celulare. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

/rtsh.al/