RTSH 24 Live

Aktualitet

Pusteci, e vetmja bashki që nuk i çon mbetjet në landfill

22/01/2021

Pusteci, e vetmja bashki që nuk i çon mbetjet në landfill

Prej më shumë se dy vitesh të gjitha mbetjet e qarkut të Korçës depozitohen në landfillin e Maliqit. Administratorja e shoqërisë aksionere për administrimin e mbetjeve të qarkut Korçë, Vjollca Kostreci thotë se aktualisht është vetëm bashkia e Pustecit e cila nuk ka arritur të transportojë mbetjet pranë këtij landfilli, për shkak të pamundësisë financiare dhe mungesës së një mjeti për transportimin e tyre. Sipas saj pritet që kjo problematikë të zgjidhet gjatë këtij viti:

Administratorja Kostreci sqaron edhe procedurën që ndiqet për administrimin e mbetjeve të qarkut të Korçës në landfillin e Maliqit. Ajo shpjegon se mbetjet që shkojnë në landfill janë të përzjera, ato hidhen në landfill dhe ngjishen, ndërsa më pas kryhet edhe përpunimi i ujërave të ndotura nëpërmjet impiantit të përpunimit të tyre. Njëkohësisht i instaluar edhe edhe impianti për përpunimin e gazit që do tëçlirohet në momentin që do të depozitohet një sasi e caktuar mbetjesh, megjithëse një kuotë e tillë ende nuk është arritur:

Landfilli i Maliqit ka një kapacitet prej 1 milion m3 mbetje, ndërsa deri më tani në tëështë depozituar një sasi mjaft e vogël prej 48 mijë ton. Parashikimet për prurjet e mbetjeve që do të depozitoheshin në këtë landfill kanë qenë më të larta, ndërsa sasia aktuale e tyre është më e vogël, çka do të thotë se jetëgjatësia e këtij landfilli do të jetë edhe më e madhe se 20 vite qëështë parashikuar nga projekti fillestar.