RTSH 24 Live

Aktualitet

Punonjësi i RTSH Korçës, humb betejën me Covid-19

22/11/2020

Punonjësi i RTSH Korçës, humb betejën me Covid-19
Refat Kacidhja, punonjës i RTSH Korça

Një humbje e madhe për RTSH Korçën.
Kolegu ynë, miku i të gjithëve, Refat Kacidhja humbi betejën ndaj këtij virusi që nuk po kursen askënd.
Familja humbi babain shembullor dhe burrin e përkushtuar, ndërsa ne humbëm një mik të mirë, shoferin e papërtuar, njeriun e urtë dhe të qeshur. RTSH Korça nuk do të jetë po e njëjta pas ikjes tënde. Gazetarët e terrenit do ta kenë të vështirë të mësohen pa ty, pa kolegun që nuk përtoi kurrë. Kujtimet do të mbeten gjatë në arkivin e këtij televizioni si një pasuri miqësore që nuk shuhet kurrë. Ikja jote e parakoshme na le pas dhimbje dhe lot. 
Bëmë gjithçka për të të mbajtur mes nesh në momentin kur gjendja jote po rëndohej por as përpjekjet tona , nuk ja dolëm dot.
Stafi i RTSH Korçës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kacidhja për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Dera e RTSH Korçës do të mbetet hapur dhe do të jetë gjithmonë një mbështetje për familjarët e tu.  
Lamtumirë miku jonë i mirë!