RTSH 24 Live

Kulturë

Punime me ritme të larta në Aneksin e Bibliotekës Kombëtare, qendra më e re e librit dhe dialogut

02/05/2021

Punime me ritme të larta në Aneksin e Bibliotekës Kombëtare, qendra më e re e librit dhe dialogut

Në Bibliotekën Kombëtare vijon puna me ritme të shpejta për kthimin e “Aneksit” publikut përmes sallave të dedikuara, do të kthehet në një qendër dialogu e pikëtakimi sidomos për të rinjtë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka shpërndarë një video nga punimet që që po kryhen në Bibliotekën Kombëtare, e cila do jetë një tjetër thesar që do zbulohet për qytetarët në kryeqytet.

“Puna nuk ndalet. Aneksi i Bibliotekës Kombëtare, po shndërrohet në qendrën më të re të librit e dialogut! Një thesar pret të zbulohet nga ju”, shprehet Margariti.
 
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si institucion i parë shte­të­ror, publik e laik, mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920. Koleksioni i saj historik i ka fillimet që në vitin 1917. Në momentin e përurimit si BKSH, më 10 dhjetor 1922 kishte një koleksion prej 6000 vëllimesh. Sot koleksioni i saj i kalon një milion vëllimet.