Juela Shkodrani, një vajzë nga qyteti i Korçës, ka zgjedhur që të punojnë në platforma online. Pas një eksperience disa vjeçare në sektorin privat dhe shtetëror, në profesionin e saj si ekonomiste, ajo vendosi që punën e saj ta vazhdojmë tashmë nga shtëpia.
“Jam në profilin e burimeve njerëzore dhe me marketingun e mediave sociale. Punoj nga shtëpia 8-9 orë”, u shpreh ajo.
Juela tregon se punësimi online i ka krijuar më tepër lehtësi sa i takon menaxhimit të kohës duke qenë edhe nënë e një vajze 3 vjeçare.
“Kjo strategji nisi që nga koha e pandemisë dhe kompanitë nisën edhe punësimet online”, tha Shkodrani.
Sa i takon të ardhurave, ajo shprehet se është më se e kënaqur. Por sa siguri të ofron punësimi online?
“Pagesa është edhe më e mirë se pozicionet në zyrë. Mund të bazohen te platforma të ndryshme, por që janë të verifikuara”, tha ajo.
Të rinjtë shqiptarë po i shikojnë gjithnjë e më shumë si të përshtatshme platformat e punësimit online.
Gazetare: G. Sali
/rtsh.al/