RTSH 24 Live

Coronavirus

Publikohet studimi; Varianti Omicron rezulton varianti më rezistent i Sars-Cov-12 në lëkurë

25/01/2022

Publikohet studimi; Varianti Omicron rezulton varianti më rezistent i Sars-Cov-12 në lëkurë

Në një studim të fundit, studiuesit japonezë raportojnë se varianti Omicron, ka stabilitet më të lartë mjedisor se variantet e mëparshme. Çka do të thotë se Omicron mund të rezistojë më gjatë në mjedise të ndryshme se variantet e tjera të Sars-Cov-2.

Studimi, krahasoi llojin e SARS-CoV-2 që u zbulua në Wuhan me variantet Alfa, Beta, Delta dhe Omicron për mbijetesën dhe infektueshmërinë e tyre.

Studiuesit vlerësuan qëndrueshmërinë e virusit në sipërfaqet plastike (pllakë polistiren) dhe lëkurën e njeriut. Duke përdorur lëkurën e njeriut të mbledhur nga ekzemplarët e autopsisë -ligjore, studiuesit zhvilluan një model ex vivo.

Më poshtë gjeni kohët e mbijetesës së virusit në lëkurë, smjekoipas studimit:

Wuhan – 8.6 orë

Alfa – 19.6 orë

Beta – 19.1 orë

Gamma – 11 orë

Delta – 16.8 orë

Omicron – 21.1 orë

Rezistenca më e lartë e Omicron në lëkurë, si dhe infektueshmëria, mund ta ketë ndihmuar atë të zëvendësojë Deltën si variant dominues.