RTSH 24 Live

Rajon

Publikohen video nga dhuna e policisë bullgare 

18/09/2021

Publikohen video nga dhuna e policisë bullgare 

Disa persona u rrahën keqas nga policia jashtë selisë së qeverisë bullgare ndërsa merrnin pjesë në një protestë më 10 korrik 2020. Një video me pamjet e dhunës policore u bë publike në Parlamentin bullgar. Sipas pamjeve të kamerave të policisë të zbuluara nëparlament,  të rinjtë u tërhoqën zvarrë pas një kolone të madhe nga katër oficerë policie, u goditën me grushte dhe shkelma, dhe pastaj u vunë në pranga pranga ndërsa ishin shtrirë përtokë, ndërsa të rinj të tjerë të habitur u hodhën në kurriz. Protestat kundër korrupsionit bënë thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borissov gjatë verës së vitit 2020. „Një seri goditjesh dhe më pas errësirë“, kjo është ajo që kujton studenti bullgar Evgeni Marchev, i cili po merrte pjesë në demonstratën e tij të parë në Sofje, kur policia e arrestoi dhe e rrahu derisa humbi ndjenjat. Incidenti në korrik 2020 kaloi kryesisht pa u vënë re deri në muajin e kaluar kur pamjet e tij u bënë pubike në TV dhe u shfaqën në parlament dhe u botuan në media. Pavarësisht një historie të gjatë të dhunës policore që nuk ndëshkohet në vendet e BE -së, imazhet kanë shkaktuar tronditje të thellë. Rasti i Marchev - si të tjerët para tij - mund të ketë mbetur pa u vënë re. Që nga viti 2000, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) me qendër në Strasburg ka dënuar Bullgarinë në 46 raste që lidhen me përdorimin e forcës nga policia ose hetimin e papërshtatshëm të abuzimeve të pretenduara.Megjithatë, në përgjigje të dhunës së policisë gjatë protestave masive kundër ryshfetit pak më shumë se një vit më parë, parlamenti i Bullgarisë ka krijuar një komitet për ta shqyrtuar atë.