RTSH 24 Live

Ekonomi

Publikohen normat tavan të interesit për kreditë konsumatore

19/01/2022

Publikohen normat tavan të interesit për kreditë konsumatore
 

Banka e Shqipërisë publikoi normat tavan të interesit për kreditë konsumatore.

Sipas BSH-së, norma interesit maksimale e interesit (NEI maksimal) për shumat deri në 200 mijë lekë do të jetë 171.41% për kreditë me këste, 19.55% për overdraftet dhe 27.28% për kartat e kreditit.

Për shumat në intervalin mes 200 mijë dhe 2 milionë lekë, NEI maksimal për kreditë për kreditë me këste do të jetë 38.79% dhe për overdraftet 16.75%.

NEI maksimal është i detyrueshëm për t’u respektuar nga të gjitha bankat dhe institucionet financiare të licencuara për aktivitet të huadhënies në Shqipëri.

Vitin e kaluar, Shqipëria iu bashkua vendeve që aplikojnë një normë maksimale efektive interesi. Arsyeja kryesore ishte mbrojtja e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka.