RTSH 24 Live

Aktualitet

Publikohen emrat, ja 210 hetuesit e "FBI-së shqiptare" që kaluan testin e aftësisë fizike

10/06/2021

Publikohen emrat, ja 210 hetuesit e "FBI-së shqiptare" që kaluan testin e aftësisë fizike

Byroja Kombëtare e Hetimit njofton se Komisioni i Përzgjedhjes ditën e sotme mbylli procesin e testimit për aftësitë fizike për kandidatët. 210 kandidatë kaluan testin e aftësisë fizike nga 325 gjithsej, ndërsa më 15 qershor japin testin me shkrim.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 15.06.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim. Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Njoftimi:

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 10.06.2021, mbylli procesin e Testimit për Aftësitë Fizike, për kandidatët “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Nga 325 kandidatë pjesmarrës, u kualifikuan 210 kandidatë dhe 115 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shikoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Për të parë listën me kandidatët që nuk kaluan në fazën tjetër, shikoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 2, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 15.06.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim.

Testi i Esesë me shkrim do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 3, bashkëlidhur.

Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.