RTSH 24 Live

Aktualitet

Publikimi i pagave, Prokuroria e Tiranës dërgon dosjen në gjykatë për 4 të akuzuarit

27/05/2022

Publikimi i pagave, Prokuroria e Tiranës dërgon dosjen në gjykatë për 4 të akuzuarit

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen e publikimit të listës së pagave të muajit Janar të vitit 2021 të punonjësve në institucionet shtetërore dhe private.

Për këtë çështje, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuza Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota si dhe Endri Ikonomi.

Ndaj tyre është ngritur akuza e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë  funksione publike”, si dhe “Korrupsion aktiv në sektorin privat”.

Eni Qirjako akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, Andi Agaraj për  “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë  funksione publike”.

Klodian Sota akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë  funksione publike”, “Korrupsion pasiv në sektorin privat”, ndërsa Endri Ikonomi akuzohet për  “Korrupsion aktiv në sektorin privat”. 

Publikimi i tyre u bë në dhjetor të vitit të kaluar, ku u pasua edhe me një listë të dytë të rrogave të Prillit, ku në material gjendeshin edhe numrat e celularëve.

/rtsh.al/