RTSH 24 Live

Lifestyle

Pse nuk duhet të fërkoni kurrë sytë?

04/05/2023

Pse nuk duhet të fërkoni kurrë sytë?

Shëndeti i syve është thelbësor sepse komprometimi i tij në mënyrë të pashmangshme do të thotë përkeqësim i cilësisë së jetës sonë.

Shëndeti i syve tanë është thelbësor sepse komprometimi i tij në mënyrë të pashmangshme do të thotë përkeqësim i cilësisë së jetës sonë. Gjithashtu për këtë arsye është e nevojshme t'i kushtoni vëmendje higjienës se tyre. Fërkimi i syve mund t'i dëmtojë ata seriozisht.

Ndotja nga bakteret- Fërkimi i syve është diçka që bëni zakonisht kur sytë tuaj janë të lodhur dhe të irrituar. Për shembull sepse keni punuar shumë orë para ekranit të kompjuterit. Thjesht prekja e sipërfaqeve potencialisht të kontaminuara me baktere me duart tuaja si telefonat, kompjuterët etj mund t'i rrezikojë sytë, nëse fërkohen me duar që nuk janë dezinfektuar më parë.

Gërvishtjet në korne- Fërkimi i syve në mënyrë “të dhunshme” mund të shkaktojë edhe gërvishtje të kornes, e cila është pjesa e jashtme e syrit, duke i bërë kështu ata më të prekshëm ndaj infeksionit.

Patologjitë kronike- Fërkimi i syve mund të bëjë që qerpikët të lëvizin në mënyrë të tillë që të kruajnë kornenë sa herë që sytë hapen/mbyllen. Kjo gjendje mund të çojë në keratokonus, një patologji kronike me një ecuri progresive që rezulton nga një rezistencë më e ulët e strukturës së kornesë.

Pasojat e një korneje të dëmtuar- Për ata që nuk mund të shmangin fërkimin, mund të këshillohet të përdorin një shami të pastër, të lajnë duart dhe të mos prekin sytë shumë me forcë. Në fakt, dëmtimi i kornesë mund të çojë në disa pasoja të rënda si turbullim i shikimit, inflamacion, dhimbje koke, ndjeshmëri ndaj dritës, të përziera, lodhje dhe dhimbje.

/rtsh.al/