RTSH 24 Live

Art

Pse jemi të magjepsur nga artistë të “çuditshëm”?

27/01/2023

Pse jemi të magjepsur nga artistë të “çuditshëm”?

Van Gogh, Salvador Dali dhe Picasso janë ndër shumë artistë që janë bërë të famshëm si për karakterin eksentrikë ashtu dhe për talentin e tyre të padyshimtë. Sipas studimeve të fundit, njerëzit duket se tërhiqen më shumë nga artistët që janë jo te “zakonshem” sesa ata që janë më “normalë”.

Bota e artit është e mbushur me artistë të të gjitha llojeve, por shumë prej tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme që i kanë bërë yje vërtet të pavdekshëm, siç është Vincent Van Gogh.

Një studim britanik i botuar në Gazetën Evropiane të Psikologjisë Sociale shqyrtoi piktorin e famshëm Van Gogh. Sipas një studimi, njerëzit duket se janë shumë më të tërhequr nga artistët eksentrikë sesa nga njerëzit "normalë". Ky është ai që njihet si “efekti eksentrikë”, i cili për faktin se perceptimi ynë për veprën e autorit ndikohet fort nga paragjykimet që kemi për artistin në fjalë.

Megjithatë kjo nuk vlen vetëm për artistët e së kaluarës, por edhe për figurat moderne si Lady Gaga e cila njihet për një karakter të tillë.

Efekti eksentrikë është padyshim aty, por një nga pyetjet që lind është: Pse jemi më të tërhequr nga e çuditshmja? Sipas psikologjisë moderne, ne mund të tërhiqemi nga gjithçka që nuk jemi ose nuk mund të jemi dhe për këtë arsye në këta personazhe shohim një pjesë të vetes që do të donim ta shprehnim në të njëjtën mënyrë, por që na mohohet për shkak të karakterit të secilit.

/rtsh.al/