RTSH 24 Live

Politikë

PS kërkesë për shkarkim, Meta: Mos u merni me “shashka” por me hetimin e krimeve zgjedhore!

03/05/2021

PS kërkesë për shkarkim, Meta: Mos u merni me “shashka” por  me hetimin e krimeve zgjedhore!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas depozitimit në Kuvend të kërkesës nga rreth 50 deputetë për shkarkimin e tij.Kreu i shtetit e konsideron këtë kërkesë të mazhorancës si “shashkë” dhe bën thirrje që përqendrimi të jetë tek mbyllja e procesit zgjedhor, që siç thotë Meta nuk ka përfunduar ende. “Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar! Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit. Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund. Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!" shkruan në rrjete sociale presidenti Meta.
Pas zgjedhjeve të 25 Prillit, presidenti Meta deklaroi se do ta ushtrojë deri në fund mandatin e tij të Presidentit.